Tuesday, 8 September 2026
54°F Detroit
BallinaSportiElbasani dënohet nga penalltitë, i thotë lamtumirë Europës

Elbasani dënohet nga penalltitë, i thotë lamtumirë Europës

Elbasani i ka thënë lamtumirë Europës duke u eliminuar në turin e parë të Conference League nga BATE Borisov.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”, një sfidë e pafund është luajtur në Mehdi Huseynzade Stadium ku në 120 minuta lojë rezultati ka mbetur i mbërthyer në shifrat 0-0.

Gjuajtjet e 11-metërshave kanë nisur mirë për Elbasanin, ndërsa vendasit kanë gabuar në goditjen e tretë, Aleksovski ka pritur goditjen e Sakhonçik.

Në goditjen e fundit, Karrica, që mund të kishte firmosur kualifikimin, ka gabuar përballë portierit të BATE, ndërsa taversa e Epito ka firmosur eliminimin e verdhebluve, fundin e ëndrrës europiane.

Lini një koment