Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detaje

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Një person është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marko Boçari” në kryeqytet.

I plagosuri Kreshnik Cara ka mbërritur në spitalin e Tiranës dhe se sipas burimeve spitalore ndodhet në sallën e operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

49-vjeçari dyshohet se është goditur me thikë disa herë në pjesën e barkut. Autori i dyshuar i ngjarjes, Toni Nake është arrestuar nga policia pas ndjekjes.

Ndërkohë, po verifikohen kamerat e sigurisë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marko Boçari” ishte dëmtuar me mjet prerës shtetasi K. C., 49 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi T. N., 50 vjeç.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta.

I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Lini një koment