E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›“European Authors Day”, shkrimtarja polake Rejmer në Bibliotekën Kombëtare

“European Authors Day”, shkrimtarja polake Rejmer në Bibliotekën Kombëtare

TIRANË/ATSH/ Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë mirëpriti dje shkrimtaren polake Małgorzata Rejmer, në kuadër të nismës letrare evropiane “READ FOR REAL – European Authors Day 2026”, që promovon autorët, leximin dhe dialogun kulturor mes vendeve.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në këtë nismë, duke iu bashkuar rrjetit evropian të vendeve mikpritëse të veprimtarive letrare.

Takimi u zhvillua me temën “Shqipëria mes kujtesës dhe rrëfimit”, ku në fokus ishte letërsia dhe mënyra se si kujtesa historike dhe përvojat individuale shndërrohen në rrëfim letrar. Veprimtaria u shoqërua edhe me një ekspozitë tematike kushtuar letërsisë polake në Shqipëri, duke krijuar mundësi për njohjen e autorëve dhe shkëmbimin kulturor mes dy vendeve.

Pjesëmarrja në këtë nismë evropiane synon të forcojë dialogun letrar ndërkombëtar dhe të promovojë kulturën e leximit në Shqipëri.

Lini një koment