Familjet e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit i përgjigjen Haxhiut: Presim të takohemi pas vendimit të Kuvendit
Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka folur në emër të familjeve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit — tre ish-liderëve të UÇK-së të dënuar nga Gjykata e Hagës — duke bërë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe bashkim qytetar.
Në një postim në Facebook, ai ka shprehur mirënjohjen e thellë të familjeve ndaj popullit të Kosovës për mbështetjen dhe solidaritetin e vazhdueshëm ndaj procesit gjyqësor në Hagë.
“Presim sjellje të përgjegjshme shtetërore nga të zgjedhurit e popullit, në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjit, në raport me Dhomat e Specializuara”, ka shkruar Krasniqi.
Lidhur me ftesën e presidentes në detyrë Albulena Haxhiu për t’u takuar me familjet, ai ka thënë se e vlerësojnë atë, por — për të shmangur çdo keqkuptim të mundshëm rreth ndikimit familjar dhe ndërhyrjes në vendimmarrjen e institucioneve të Kosovës — do të presin të takohen PAS vendimit të Kuvendit për projektligjin e PDK-së për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
Burimi: Klan Kosova