FBK miraton me kusht që Superkupa e Kosovës 2026 të zhvillohet në Rahovec
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në bazë të kompetencave të përcaktuara me nenin 24 të statutiti, ka shqyrtuar aplikimin e KB Rahoveci 029 për organizimin e Superkupës së Kosovës 2026 dhe ka vendosur ta miratojë atë me kusht. Eventi është caktuar të zhvillohet në palestrën sportive “Mizahir Isma” në Rahovec.
Siç raporton topsporti.
KB Rahoveci 029 obligohet të përmbushë të gjitha kërkesat organizative, teknike dhe të sigurisë, si dhe detyrimet financiare të përcaktuara nga FBK-ja në vendimin e Bordit të datës 28.08.2026. Detajet e bashkëpunimit, përfshirë administrimin dhe destinimin e të hyrave nga shitja online e biletave, do të përcaktohen me kontratë ndërmjet FBK-së dhe KB Rahoveci 029.
Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së është autorizuar të lidhë kontratën në emër të federatës, duke bërë që vendimi të finalizohet zyrtarisht pas plotësimit të kushteve të përcaktuara. Sipas topsporti, nënshkrimi i kontratës dhe zbatimi i obligimeve do të shërbejnë për të garantuar organizimin e garës sipas standardeve të kërkuara.