E diel, 15 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›FOKUS – Nga 1 dhjetori Estonia mbyll plotësisht kufirin me Rusinëi

FOKUS – Nga 1 dhjetori Estonia mbyll plotësisht kufirin me Rusinëi

TALIN, 15 nëntor /ATSH – ANSA/ – Estonia ka njoftuar mbylljen e plotë të të gjitha pikave të kalimit kufitar me Rusinë duke filluar nga 1 dhjetori, pas parandalimit në momentet e fundit të një tentative për zjarrvënie në një fabrikë prodhimi dronësh.

Sipas autoriteteve estoneze, tentativa e sabotimit dyshohet se ishte organizuar nga Shërbimi i Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU).

Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, përmes një postimi në platformën X, ku deklaroi se të gjitha pikat kufitare mes dy vendeve do të mbyllen nga data 1 dhjetor.

Vendimi vjen në një klimë tensionesh të shtuara mes Estonisë dhe Rusisë, ndërsa autoritetet estoneze kanë rritur vigjilencën ndaj kërcënimeve të mundshme të sigurisë dhe akteve të sabotimit.

Lini një koment