FOKUS – Qindra dronë ukrainas godasin Moskën dhe rajonet përreth
MOSKË, 28 korrik /ATSH –ANSA/ – Ukraina ka lëshuar qindra dronë kundër Moskës dhe disa rajoneve përreth.
Sipas burimeve të ndryshme, numri i përgjithshëm i dronëve të përdorur është mbi 390.
Disa prej tyre janë rrëzuar nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, ndërsa të tjerë kanë arritur objektivat e tyre.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergej Sobjanin, kishte deklaruar fillimisht se 12 dronë që po drejtoheshin drejt kryeqytetit ishin rrëzuar, por gjatë natës dhe orëve të mëngjesit sulmet u intensifikuan.
Ndër objektivat e goditura thuhet se ishte edhe një qendër logjistike e kompanisë Wildberries, operatori më i madh rus i tregtisë elektronike, i cili, sipas burimeve ukrainase, ishte vënë në shënjestër edhe në sulme të mëparshme.
Autoritetet ruse kanë njoftuar se kanë rrëzuar një numër të madh dronësh në rajone të ndryshme, si edhe kanë raportuar për ndërprerje të përkohshme, përfshirë ngadalësimin ose pezullimin e trafikut ajror në disa aeroporte të zonës së Moskës.