E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›FOKUS – WSJ: SHBA propozon rifillimin e shitjeve të gazit rus drejt Evropës përmes Ukrainës

FOKUS – WSJ: SHBA propozon rifillimin e shitjeve të gazit rus drejt Evropës përmes Ukrainës

UASHINGTON, 2 nëntor /ATSH – ANSA/ – SHBA, propozim për rifillimin e shitjeve të gazit rus drejt Evropës përmes Ukrainës

Shtetet e Bashkuara mbështesin rifillimin e shpejtë të shitjeve të gazit natyror rus drejt Evropës përmes gazsjellësve që kalojnë në territorin e Ukrainës, në kuadër të negociatave për arritjen e një armëpushimi energjetik gjatë dimrit.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta amerikane “The Wall Street Journal”, e cila citon burime të njohura me çështjen.

Sipas tyre, ideja është hedhur nga i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner gjatë vizitës së tyre në Rusi dhe Ukrainë në muajin shtator.

Sipas propozimit, shitja e gazit natyror rus do të realizohej përmes një ndërmjetësi amerikan, me qëllim anashkalimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës.

Nisma synon të kontribuojë në sigurimin e furnizimit me energji për Evropën gjatë muajve të dimrit, në një periudhë të karakterizuar nga tensione të vazhdueshme gjeopolitike.

Lini një koment