E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Forcimi i shtetit të së drejtës dhe ligjit”- Ambasadorja e Holandës takon kreun e SPAK, Klodian Braho, zbardhet agjenda

“Forcimi i shtetit të së drejtës dhe ligjit”- Ambasadorja e Holandës takon kreun e SPAK, Klodian Braho, zbardhet agjenda

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, ka zhvilluar sot (2 nëntor) një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Prokurorin e Përgjithshëm, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë bashkëpunimi mes dy vendeve dhe forcimi i shtetit të së drejtës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një reagimi në Facebook, ku nënvizohet se gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi prioritetet e përbashkëta për garantimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.

Holanda vlerëson rolin e rëndësishëm të institucioneve shqiptare të prokurorisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Takimi vjen në kuadër të bashkëpunimit mes Holandës dhe institucioneve shqiptare për forcimin e sundimit të ligjit dhe mbështetjen e reformave në drejtësi.

Reagimi i plotë:

“Ambasadorja Marleen Monster u takua me Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për të shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe prioritetet e përbashkëta në forcimin e shtetit të së drejtës dhe garantimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

Holanda vlerëson rolin e rëndësishëm të institucioneve shqiptare të prokurorisë në garantimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ne mbetemi të përkushtuar për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv me partnerët tanë shqiptarë në mbështetje të këtyre objektivave të përbashkëta”.

Lini një koment