Monday, 27 July 2026
54°F Detroit
BallinaBotaFRANCË – Marine Le Pen dënohet me ndalim ushtrimi të funksioneve publike, por mund të kandidojë për presidente

FRANCË – Marine Le Pen dënohet me ndalim ushtrimi të funksioneve publike, por mund të kandidojë për presidente

PARIS, 7 korrik /ATSH-AFP/ – Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen u dënua sot me një ndalim 45-mujor nga mbajtja e një posti zyrtar, 30 muaj nga të cilët janë të pezulluar, por, teorikisht mund të kandidojë për presidente në vitin 2027.

Gjykata e Apelit e Parisit e dënoi gjithashtu me një vit arrest shtëpiak me një byzylyk monitorimi elektronik.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë e kishte kushtëzuar kandidaturën e saj me mosdënimin për të mbajtur një byzylyk monitorimi elektronik.

Gjykata e Apelit e Parisit deklaroi në preambulën e saj për leximin e vendimit se dënimet e dhëna për mospranim në votime u peshuan kundrejt “lirisë së kandidaturave” dhe “zgjedhjes së lirë të votuesve”, që është një “një kusht për shprehje demokratike”.

Si dënim kryesor, Gjykata e Apelit e Parisit e dënoi Marine Le Pen me tre vjet burg, dy prej të cilave ishin me kusht.

Ajo urdhëroi që pjesa e dënimit pa kusht të vuhej nën monitorim elektronik.

Udhëheqësja e ”Tubimit Kombëtar” (RN) u shpall fajtore për përvetësim të fondeve publike evropiane, në cilësinë e saj si anëtare e Parlamentit Evropian, dhe për bashkëpunim në përvetësim të fondeve publike, në cilësinë e saj si presidente e partisë.

Ajo gjithashtu do të duhet të paguajë një gjobë prej 100 000 eurosh./ a.jor.

Lini një koment