E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiFrikë për Ferguson/ Ish-trajneri legjendar i United dërgohet në spital, nuk u ndje mirë para ndeshjes

Frikë për Ferguson/ Ish-trajneri legjendar i United dërgohet në spital, nuk u ndje mirë para ndeshjes

Ish-trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson u dërgua në spital pasi nuk u ndje mirë në Old Trafford pak para ndeshjes së United në Premier League kundër Liverpool, këtë të dielë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai është i vetëdijshëm dhe gjendja e tij paraqitet stabile. Gjithsesi, kjo situatë ka shqetësuar jo pak […]

Ish-trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson u dërgua në spital pasi nuk u ndje mirë në Old Trafford pak para ndeshjes së United në Premier League kundër Liverpool, këtë të dielë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai është i vetëdijshëm dhe gjendja e tij paraqitet stabile. Gjithsesi, kjo situatë ka shqetësuar jo pak botën e futbollit dhe jo vetëm.

Ferguson udhëhoqi Manchester United drejt 13 titujve të Premier League dhe dy triumfeve në UEFA Champions League gjatë 26 viteve në krye të klubit, nga viti 1986 deri në pensionimin e tij në 2013.

Lini një koment