Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaFSK-ja avancon mirëmbajtjen e automjeteve Humvee me mbështetjen e amerikanëve

FSK-ja avancon mirëmbajtjen e automjeteve Humvee me mbështetjen e amerikanëve

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin “Maintenance Event” në objektin e SMAR-it, në Aeroportin e Gjakovës, me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të FSK-së dhe me mbështetjen e pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Ajova-s së Shteteve të Bashkuara.

Trajnimi ofroi mundësi për shkëmbim të përvojave dhe avancim të njohurive teknike në mirëmbajtjen e automjeteve HMMWV (Humvee). Gjatë tij, pjesëtarët e FSK-së zhvilluan aftësi praktike në inspektimin, mirëmbajtjen, diagnostikimin dhe riparimin e sistemeve kryesore të këtyre automjeteve, me fokus të veçantë në transmisionin, sistemin e derivateve dhe sistemet elektronike.

Komponent i rëndësishëm i këtij aktiviteti ishte zhvillimi i kapaciteteve të instruktorëve të FSK-së, të cilët do ta përcjellin përvojën e fituar edhe tek gjeneratat e ardhshme të ushtarëve.

Sipas FSK-së, ky trajnim përfaqëson një tjetër hap në ngritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe në forcimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm me Gardën Kombëtare të Ajova-s.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment