Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaKush i dërgoi komente Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit – zbulohen palët

Kush i dërgoi komente Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit – zbulohen palët

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pranuar komentet e palëve në çështjen që lidhet me konstituimin e Legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë së re. Brenda afatit të përcaktuar, komentet u dorëzuan nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, deputeti i Aleancës Burim Ramadani, Grupi Parlamentar Multietnik, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, në cilësinë e saj si kryetare e Kuvendit.

Kështu, të gjitha palët e përfshira në këtë proces kanë shfrytëzuar afatin ligjor për të paraqitur qëndrimet e tyre para Gjykatës, në një nga çështjet më të ndjeshme juridiko-politike të periudhës pas zgjedhjeve.

Rrënja e kësaj çështjeje janë dy kërkesat që deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese më 14 dhe 15 shtator. Përmes tyre kërkohet vlerësimi i kushtetutshmërisë së konstituimit të Kuvendit pa njërin prej nënkryetarëve, si dhe tejkalimi i afatit tridhjetëditor për konstituimin e Kuvendit.

Nga vendimi i pritur i Gjykatës Kushtetuese do të varet e ardhmja e institucioneve të reja: nëse konstituimi i Kuvendit do të konsiderohet i vlefshëm dhe nëse rruga drejt formimit të Qeverisë së re mund të vazhdojë.

Burimi: KosovaPress

Lini një koment