Furgoni me pasagjerë humb kontrollin dhe përplaset me karrexhatat në Tiranë-Durrës, disa persona të plagosur lehtë!
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite (21 shtator) në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Kasharit.
Një furgon pasagjerësh ka humbur kontrollin dhe është përplasur me betonat anësorë të rrugës, duke u përmbysur në mes të karrexhatës.
Si pasojë, disa pasagjerë kanë pësuar dëmtime të lehta, kryesisht gërvishtje, pa rrezik për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, ambulanca dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të nxjerrë pasagjerët dhe për të siguruar zonën.
Deri tani nuk ka informacion zyrtar për numrin e të lënduarve apo gjendjen e tyre shëndetësore.
Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.