E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiFutboll femra/ Kosova shënon ngjitje historike në renditjen e FIFA-s, 11 vende më lart

Futboll femra/ Kosova shënon ngjitje historike në renditjen e FIFA-s, 11 vende më lart

Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra ka shënuar një rritje të madhe në renditjen e FIFA-s, duke u pozicionuar në vend të 81-të. “Dardanet” kanë ngjitur plot 11 vende në këtë renditje, duke regjistruar pozicionin më të mirë në histori.

Kjo rritje e Kosovës vjen pas fitoreve kundër Gjibraltarit, Kroacisë dhe dy fitoreve ndaj Bullgarisë javën e kaluar, duke grumbulluar 58.33 pikë.

Janë rezultate që vijnë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027, duke treguar formën në rritje dhe progresin e kombëtares së femrave të Kosovës.

Shqipëria në futboll për femra mban vendin e 71-të në renditjen e FIFA-s.

Lini një koment