Tuesday, 23 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaGazetari: Protesta do të zgjasë deri natën vonë dhe mund të zhvillohet edhe nesër para Parlamentit

Gazetari: Protesta do të zgjasë deri natën vonë dhe mund të zhvillohet edhe nesër para Parlamentit

Duke folur live nga dita e 11-të e protestës në Tiranë, gazetari i Euronews, Eni Ferhati, solli dy detaje të reja mbi zhvillimet e sotme.

Sipas tij, është thënë se organizimi i protestës mund të zgjasë deri pas mesnatës, me marshime të mundshme në rrugët e kryeqytetit. Ndërkohë, detaji tjetër lidhet me një thirrje për vijimin e protestës edhe nesër paradite para Parlamentit, në kushtet kur pritet të mbahet seanca plenare.

“Ditën e sotme është thënë se mund të ketë një organizim deri pas mesnatës, me marshime në rrugët e kryeqytetit ndërsa është thënë edhe një tjetër gjë, që protestuesit të mblidhen nesër para Parlamentit, meqë ka një seancë plenare. Ka pasur thirrje që të zhvillohet protestë edhe nesër para Parlamentit ndërsa Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e hyrjes së deputetëve në Parlament për nesër. Në rrjetet sociale është paralajmëruar një protestë në orën 10, në ato momente kur fillon seanca para parlamentit. Nuk dihet nëse do t’i bashkohen kësaj thirrjeje të shpërndarë në rrjetet sociale protestuesit, ndërsa dita e 12 e protestës do të jetë në orën 18:00”, tha ai.

Lini një koment