E enjte, 5 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, shkruhen grafite pranë ambasadave të huaja në Prishtinë

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, shkruhen grafite pranë ambasadave të huaja në Prishtinë

Sot bëhen gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në përvjetorin e arrestimit të tyre, në disa lokacione të kryeqytetit, përfshirë hapësirat pranë ambasadave të Gjermanisë dhe Francës, janë vendosur grafite në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në grafitet e vendosura shkruhet: “2191 ditë – Historia nuk mund të burgoset”.

Mesazhi i shfaqur në kryeqytet vjen në shenjë solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së, të cilët janë dënuar me 81 vjet burgim.

Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Aktgjykimi nuk është përfundimtar. /Telegrafi/

Lini një koment