E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
44
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 2 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
222
Demokratë
138
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 75 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 07:31 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press, Decision Desk HQ
Ballina›Kosova›Gjendja në Qendrat për Punë Sociale nuk është e mirë, Plakolli-Kasumi flet në Komisionin për barazi gjinore

Gjendja në Qendrat për Punë Sociale nuk është e mirë, Plakolli-Kasumi flet në Komisionin për barazi gjinore

Gjendja në Qendrat për Punë Sociale nuk është e mirë, kanë mungesë kushtesh dhe mungesë të psikologëve.

Kështu tha Luljeta Plakolli Kasumi, ekspertja nga Instituti Nacional Demokratik (NDI) në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

“Nuk ka kushte, s’ka psikologë”, tha Plakolli Kasumi, raporton kp.

“Nuk ka kushte, s’ka psikologë. Ka raste që i thuhet viktimës s’kemi vend, nuk po i fajësoj sepse kam taku shumë prej tyre gjatë këtyre viteve dhe e bëjnë maksimumin, por kur nuk kanë financim e kushte, ai është maksimumi që mundesh me bo. Vrasja e Arlindës që i ka nxjerrë të gjitha këto boshllëqe… Është dekurajuese, një situatë shumë e rëndë, e di që Kuvendi ka themeluar edhe Komisionin hetimor, ndoshta duhet një qasje që me nda punën, që mos me pasur mbivendosje të veprimeve”, tha ajo.

Kasumi tha se edhe në sistemin e drejtësisë ka shumë probleme.

“Çështja vjen tek drejtësia, edhe këtu ka shumë probleme që ndikojnë drejtpërdrejtë në besimin e grave në sistem. Kështu që kemi raportime të seancave qe shtyhen vazhdimisht për shkak se i pandehuri mungon. Kemi rastin e Diana Kastratit që tash u ngrit aktakuza në mungesë pas 15 vitesh”, tha ajo.

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj. Vetëm 4 ditë para ngjarjes, ajo kishte dorëzuar një parashtresë në Prokurorinë Themelore në Pejë, duke paralajmëruar rrezikun për jetën e saj. Rasti nxiti protesta dhe reagime të shumta për përgjegjësinë institucionale, ndërsa Policia e Kosovës suspendoi 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit.

Lini një koment