E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Gjermania ka humbur tifozët, vetëm 7.3 milionë ndoqën nga ekrani fitoren në Serbi

Gjermania ka humbur tifozët, vetëm 7.3 milionë ndoqën nga ekrani fitoren në Serbi

Suksesi në fushë nuk eviton zhgënjim para televizorit! Fitorja 3-1 e Gjermanisë në Ligën e Kombeve kundër Serbisë nën drejtimin e trajnerit Jürgen Klopp ishte bindëse në fushë, por regjistroi numër të ulet telespektatorësh.

Vetëm 7.374 milionë shikues u sintonizuan në ekranin e RTL për të parë takimin që u zhvillua në Beograd.

Këto shifra shqetësojnë nëse do të krahasohen me ato që u regjistruan vetëm gjashtë javë më parë. Gjermania në transfrtën greke, ku të besuarit e Klopp barazuan pa gola, arriti që të afronte përpara ekranit plot 9.74 milionë teleshikues. A.V.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment