E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›UEFA EURO U-19/ “Pokeri” ndaj Armenisë i siguron kuqezinjve vendin e parë e Ligën A!

UEFA EURO U-19/ “Pokeri” ndaj Armenisë i siguron kuqezinjve vendin e parë e Ligën A!

Kombëtarja shqiptare U-19 e ka mbyllur me sukses raundin e dytë kualifikues të Kampionatit Europian 2026/27. Kuqezinjtë triumfuan 4-0 përballë Armenisë në ndeshjen e dytë dhe të fundit të këtij raundi.

Sa i përket kronikës Shqipëria kaloi në avantazh që në minutën e 4-t. Armend Muslika realizoi një gol fantastik me një goditje dënimi nga jashtë zonës. Në fundin e pjesës së parë erdhi edhe goli i dytë. Gabriel Kulla, i vetëm përballë portierit, nuk gaboi dhe realizoi, duke dyfishuar shifrat. Në minutën e 61-të, kuqezinjtë gjetën edhe golin e tretë me Alen Vukajn. Sulmuesi depërtoi bukur nga krahu, kaloi kundërshtarët që i dolën përpara dhe i vetëm përballë portierit, u tregua i saktë për të dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 74-t, Gabriel Kulla realizoi sërish, duke kompletuar dopietën personale.

Me këtë fitore, Kombëtarja U-19 siguron vendin e parë në grup dhe ngjitjen në Ligën A. Një arritje shumë e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët do të kenë tashmë mundësinë të luftojnë për një vend në fazën finale të Kampionatit Europian U-19.

Më 10 dhjetor do të hidhet shorti për grupet e Ligës A, ku Shqipëria do të mësojë kundërshtarët me të cilët do të përballet në raundin e tretë, që do të zhvillohet në pranverën e vitit 2027 dhe do të përcaktojë shtatë kombëtaret që do t’i bashkohen Çekisë në fazën finale të Kampionatit Europian U-19 “Çeki 2027”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment