Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaGjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese dhe jolegjitime, Aleanca do t’i drejtohet Kushtetueses

Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese dhe jolegjitime, Aleanca do t’i drejtohet Kushtetueses

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas votimit të Qeverisë së re, duke e cilësuar atë si jokushtetuese dhe jolegjitime.

Gjini ka bërë të ditur se Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ka kërkuar që kjo e fundit ta trajtojë me prioritet çështjen.

“Qeveria që u votua sot është jokushtetuese dhe jolegjitime”, ka shkruar Gjini.

Ai ka thënë se AAK-ja do të ndërmarrë hapa institucionalë për ta kundërshtuar votimin e Qeverisë.

“Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe presim adresim me prioritet nga kjo e fundit, meqë themelet e kushtetueshmërisë po lëkunden”, ka deklaruar kryetari i AAK-së.

Lini një koment