E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›GJKKO lë në fuqi masën e “arrestit me burg”, çfarë tha Ergys Agasi para gjykatës

GJKKO lë në fuqi masën e “arrestit me burg”, çfarë tha Ergys Agasi para gjykatës

Ergys Agasi u paraqit këtë të premte në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë, pasi u arrestua pas rreth 8 muajsh në arrati. GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” në lidhje me dosjen e AKSHI-t.

Avokati i tij tha se Agasi foli para gjykatës, duke deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë pjesëmarrës në tendera dhe se nuk ka pasur kurrë përfitime nga financat e shtetit apo nga tenderat.

Prokurorët e SPAK-ut kanë relatuar në seancë se Agasi dyshohet edhe për korrupsion, duke i shtuar në këtë mënyrë një akuzë tjetër.

Avokati Maks Haxhia tha se mbrojtja është optimiste pas shqyrtimit të provave dhe bëri me dije se vendimi për masën e sigurisë “arrest me burg”, do të ankimohet.

Ergys Agasi akuzohet nga SPAK për “Grup kriminal”, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.

Lini një koment