GJKKO refuzon shqyrtimin e kërkesës së Veliajt për operacionin në këmbë: Kompetencë e Drejtorisë së Burgjeve
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nuk ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për kryerjen në Tiranë, në një spital të zgjedhur prej tij, të operacionit në këmbën e krisur, siç njofton Shqiptarja.com.
Sipas gjykatës, kërkesa nuk ka bazë ligjore për t’u shqyrtuar prej saj dhe kompetenca për këtë çështje i përket Drejtorisë së Burgjeve.
Më herët në të njëjtën seancë, mbrojtja e Veliajt kishte kërkuar shtyrjen e seancës, me arsyetimin se ai nuk mund të marrë pjesë për shkak të këmbës, ndërsa SPAK e kundërshtoi kërkesën për shtyrje.
Seanca po vijon me parashtrimet e mbrojtjes së Gentian Sulës.