Thursday, 13 August 2026
54°F Detroit
BallinaArteGonxhja: Miratohet Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026-2030

Gonxhja: Miratohet Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026-2030

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur para medieve se, sot, në Këshillin e Ministrave u miratua Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026-2030, në përputhje me prioritetet kombëtare të zhvillimit, përfshirjen në proceset e integrimit evropian dhe angazhimet ndërkombëtare të vendit në fushën e artit dhe të kulturës.

Ministri shpjegoi para gazetarëve se, në parim, konferenca u organizua për dy sektorët: Art-Kulturë dhe Sport, meqenëse ka pasur një interesim mediatik për zhvillimet në ekosistemin e sportit.

Duke u përqendruar tek Strategjia Kombëtare e Kulturës, Gonxhja tha se ajo synon të forcojë rolin e kulturës si faktor zhvillimi shoqëror, ekonomik dhe territorial, duke kontribuar në rritjen e mirëqenies së qytetarëve, forcimin e kohezionit social, zhvillimin e balancuar të territorit dhe konsolidimin e vlerave demokratike.

“Objektivi afatgjatë është që, deri në vitin 2030, Shqipëria të konsolidojë pozicionin e saj si një qendër kulturore me rëndësi në Ballkanin Perëndimor dhe si një aktore aktive e hapësirës kulturore europiane, duke mbështetur zhvillimin e një ekosistemi kulturor të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe sa më inovativ”, u shpreh Blendi Gonxhja gjatë konferencës për mediet.

Lini një koment