Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaHimarë/ Jet Ski futet në zonën e sigurisë së plazhit, policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

Himarë/ Jet Ski futet në zonën e sigurisë së plazhit, policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

Një mjet lundrues Jet Ski është bllokuar nga Policia Kufitare në plazhin e Bunecit, pasi kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe rrezikonte pushuesit. Drejtuesi i mjetit është ndëshkuar me 300 mijë lekë të rinj gjobë.

Ndërhyrja e Policisë erdhi pas raportimit nga pushuesit në numrin pa pagesë 112, për një Jet Ski që po lëvizte brenda zonës së përcaktuar për sigurinë e pushuesve në plazhin e Bunecit.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, organizuan menjëherë ndërhyrjen në terren.

Gjatë kontrolleve, efektivët konstatuan mjetin lundrues dhe bënë të mundur bllokimin e tij. Drejtuesi, shtetasi A. Gj., u ndëshkua me masë administrative prej 300 000 lekësh të rinj, për shkeljen e perimetrit të sigurisë në zonën e plazhit.

Lini një koment