Huthët përparojnë drejt Adenit, marrin nën kontroll dy distrikte rreth 60 kilometra larg qytetit
Rebelët Huthë kanë përparuar deri në rreth 60 kilometra nga Adeni, qyteti që shërben si seli e përkohshme e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, siç njofton Shqiptarja.com, duke iu referuar agjencisë AFP.
Burime ushtarake dhe qeveritare i thanë AFP-së se grupi rebel ka marrë nën kontroll distriktet Al-Maqatirah dhe Al-Madaribah dhe se forcat e tij po përparojnë më tej në drejtim të Adenit.
Adeni është qyteti më i madh në jug të Jemenit dhe një port strategjik. Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e vendit e ka zhvendosur selinë e saj në këtë qytet, çka e bën atë një objektiv qendror të përparimit rebel.
Sipas të njëjtit raportim, Adeni është kthyer që prej tetorit në një nga objektivat kryesore të sulmeve, ndërsa rebelët kanë shënjestruar më herët edhe pallatin presidencial në qytet.