Hyrjet e metrosë në Nju Jork ngjyrosen me ngjyrat e Knicks para finales NBA 2026 kundër Spurs
New York feston rikthimin e New York Knicks në Finalet e NBA për herë të parë që nga 1999. Në qytet po shihen iniciativa për të krijuar atmosferë para serisë me San Antonio Spurs, përfshirë ndërhyrje në hapësirat publike që i japin qytetit ngjyrat e klubit.
Siç raporton Bleacher Report, MTA njoftoi se disa hyrje të metrosë po pikturohen me ngjyrat kryesore të Knicks, blu dhe portokalli. Foto dhe video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë transformimin e disa hyrjeve të stacioneve, një veprim që synon të nderojë arritjen historike dhe të mobilizojë tifozët për ndeshjet e finales.
Skuadra nuk ka fituar titullin e NBA-së që nga viti 1973, por ka marrë hov në play-off me 11 fitore radhazi, duke rritur pritshmëritë se mund të synojnë titullin këtë sezon. Finalja hapet të mërkurën natën në San Antonio, ku Knicks do të përballen me Spurs. Sipas Bleacher Report.