E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›I pandehur për dy akuza, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin! Reagon ish-zyrtari i Policisë: Drejtësia u vu në vend! | JavaNews.al

I pandehur për dy akuza, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin! Reagon ish-zyrtari i Policisë: Drejtësia u vu në vend! | JavaNews.al

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish-drejtuesin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili ishte marrë i pandehur për akuzat e pastrimit të parave dhe përkrahjes së autorit të krimit.

Çështja ndaj Breçanit kishte kaluar për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës, pasi Gjykata e Posaçme kishte shpallur moskompetencën për gjykimin e tij.

Pas vendimit të gjykatës, Breçani ka reaguar për gazetaren Anila Hoxha, duke u shprehur:

“Drejtësia foli, drejtësia u vu në vend”.

Erzen Breçani u arrestua pas dosjes hetimore te SPAK dhe përgjimeve në SKY ECC si i përfshirë në pastrimin e një shume të madhe prej 500 mijë eurosh për aktivitete biznesi, të ardhura nga aktiviteti i dyshuar i të birit të tij, që SPAK e akuzon për trafik ndërkombëtar droge, bashkë me Ervin Matën.

Breçani i mohoi akuzat në vijim, derisa masa ndaj tij u zbut dhe më tej GJKKO shpalli moskompetencën për akuzat, duke ia kaluar Gjykatës së Tiranës.

Lini një koment