Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaI shpërthen lënda plasëse gjatë peshkimit, humb jetën 65-vjeçari në Himarë

I shpërthen lënda plasëse gjatë peshkimit, humb jetën 65-vjeçari në Himarë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse.

Sipas të dhënave paraprake, 65-vjeçari dyshohet se po peshkonte duke përdorur një lëndë artizanale plasëse, e cila i ka shpërthyer në dorë.

Si pasojë e shpërthimit, ai ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe gjymtyrë. Pavarësisht ndërhyrjes dhe transportimit drejt spitalit, 65-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një koment