E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaIrani i paraqiti SHBA-së një propozim të ri, ja çfarë kërkohet

Irani i paraqiti SHBA-së një propozim të ri, ja çfarë kërkohet

Irani i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një propozim të ri që përfshin heqjen e sanksioneve ndaj Teheranit, lirimin e fondeve iraniane të ngrira dhe përfundimin e bllokadës detare ndaj vendit.

Lajmi u bë i ditur nga zëvendësministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi. Sipas tij, propozimi përfshin gjithashtu ndalimin e luftës në të gjitha frontet, përfshirë edhe në Liban, si dhe largimin e forcave amerikane nga zonat pranë Iranit.

Zyrtari iranian tha se Teherani kërkon edhe kompensim për dëmet dhe shkatërrimet e shkaktuara nga lufta.

Lini një koment