E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaIrani i përgjigjet propozimit amerikan të paqes

Irani i përgjigjet propozimit amerikan të paqes

Irani ka përcjellë një përgjigje ndaj një plani prej 15 pikash të propozuar nga SHBA-të se si të përfundojë lufta në Lindjen e Mesme, raportoi sot agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, Tasnim.

Përgjigja e Iranit u transmetua nëpërmjet ndërmjetësve gjatë natës, sipas raportit, i cili citon një burim të paidentifikuar të njohur me çështjen.

”Teherani tani po pret përgjigjen e Uashingtonit”, tha ai.

Zyra presidenciale e Iranit dhe Trupat e Gardës Revolucionare Islamike kanë thënë më parë se Teherani e hedh poshtë propozimin e SHBA-së.

Sipas burimit, Irani po kërkon t’i japë fund të gjitha armiqësive.

Për më tepër, SHBA dhe Izraeli duhet të ndërpresin vrasjet e synuara, ndërsa Irani po kërkon gjithashtu garanci për të parandaluar një luftë tjetër.

Konsiderohet e pamundur që SHBA-të të pranojnë kërkesat, të cilat përfshijnë gjithashtu dëmshpërblime lufte dhe njohjen e sovranitetit iranian mbi Ngushticën e Hormuzit.

Teherani e ka akuzuar Uashingtonin se thjesht po kërkon të fitojë kohë me planin e tij prej 15 pikash, ndërsa SHBA-të thuhet se po përgatiten për një ofensivë tokësore në Iran, ndërkohë që njëkohësisht përpiqen të mbajnë çmimet e naftës të ulëta./ a.jor.

Lini një koment