E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ish-drejtoresha e SHISH ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO

Ish-drejtoresha e SHISH ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO

Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni këtë të martë ka ankimuar në Apelin e GJKKO masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ankimi mësohet se është dorëzuar nga avokati i saj, Kastriot Selita.

Çështja është regjistruar në Apelin e GJKKO dhe pritet hedhja e shortit për caktimin e trupës gjykuese dhe datës se seancës. GJKKO të enjten caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra për drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ajo është nën hetim në kuadër të procedimit të SPAK, ku dyshohet për veprat penale të “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”. Çështja lidhet me hetimet që kanë nisur nga dosja ndaj biznesmenit Ergys Agasi.

Lini një koment