“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar
Gazetari Roland Qafoku paraqiti një historik të drejtuesve të SHISH, duke nënvizuar momentet kryesore të këtij institucioni.
Ai kujtoi kur drejtuesi i parë u arrestua, por më pas u shpall i pafajshëm.
“Duket sikur SHISH vetëm vetëm kap disa politikanë dhe i çon në SPAK. Por, nuk është vetëm kjo puna. Ndër drejtuesit e SHISH, i pari ka qenë Irakli Koçollari, në vitin 91-92, është themeluesi i Shërbimit Informativ Shtetëror pas rrëzimit të regjimit komunist. Edhe pse kishte punuar gjatë regjimit komunist në Shërbimin Informativ, ai më shumë njihej te pjesa diplomatike i Shërbimit Sekret të asaj kohe. Është themeluesi, madje dhe emri në atë kohë SHIK, Shërbim Informativ Kombëtar, e ka vënë Irakli Koçollari. Pati fatin e keq që pasi la detyrën u arrestua dhe u dënua për shkatërrimin ose djegien e dosjeve, gjë që nuk rezultoi e vërtetë dhe duhet thënë kjo. Ishte një arrestim dhe dënim politik i asaj kohe. E ka marrë pafajësinë. Domethënë, përpara Vlora Hysenit, të arrestuar kishim Irakli Koçollarin. Më pas, kemi Bashkim Gazideden, i cili erdhi edhe pse u zgjodh deputet i Partisë Demokratike. Është i vetmi deputet që është zgjedhur në drejtim të SHISH-it. 92-97 e filloi kapërcimin e asaj që quhej nga Sigurimi i Shtetit në SHIK. Mirëpo, viti 95-96 është pjesa më e errët në historinë e SHISH-it. Duhet ta fusim si një njollë të errët në historinë e Shërbimit Sekret Shqiptar. Drejtuesi u emërua me katër yje gjeneral, komandanti i operacionit në mars të 97-ës, është njolla më e zezë që mund t’i vesh vendit. Unë kam punuar në gazetën “Koha Jonë” dhe është djegur gazeta nga oficerët e SHIK-ut gazetën Koha jonë. Kolegu Zamir Dule, i cili sot nuk jeton, u rrah, u masakrua dhe u gjymtua, duke kaluar jetën pa e ushtruar profesionin”, tha Qafoku në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
Sipas Qafokut, ka pasur një ngjarje që ka bërë histori sa i përket SHISH0it.
“Ajo që ka bërë histori është periudha e Fatos Klosit, nga viti 1997 deri në vitin 2002, për dy elementë shumë të rëndësishëm. E para, themelimin e UÇK-së, mbështetjen e UÇK-së në luftën në Kosovë. Kontributi i Fatos Klosit është i jashtëzakonshëm për atë periudhë, por edhe për antiterrorin. Terrorizmi islamik në kohën e Fatos Klosit ka qenë një rrezik real në Shqipëri. Informacioni ishte i saktë për CIA-n që terroristët islamikë do hidhin në erë Ambasadën Amerikane në Tiranë. Rruga e Elbasanit u bllokua me blloqe betoni dhe nuk kalonin makinat aty. U rrethua me marinsa Ambasada dhe u evakuua personeli. SHISH shmangu një akt terrorist të mirëfilltë në qendër të Tiranës”, kujtoi Qafoku.
Në lidhje me Vlora Hysenin, gazetari u shpreh: “Që të arrijë SHISH në një moment të tillë, që të dalin përgjimet ku thotë “unë i fik radarët për ty”… Klodin donin ta arrestonin për tollona nafte kur lëvizte jashtë Tirane. Nga kjo, kapërcejmë te zonja Hyseni…”.