Italia fiton dhe bind, katër gola Turqisë
Italia e Mancinit ka lënë pas krahëve humbjen dhe performancën e dobët kundër Belgjikës, duke fituar 4-1 në Bursa kundër Turqisë së Montellës. Të kaltërit dominuan pjesën e parë, duke zhbllokuar sfidën me Bastoni, duke dyfishuar epërsinë me Frattesi dhe duke vulosur praktikisht fitoren me Kayode.
Në pjesën e dytë, Turqia e nisi mirë dhe shënoi një gol me anë të Yilmaz, por italianët kompletuan “pokerin” me anë të Pio Esposito. Të kaltërit më pas e menaxhuan ndeshjen dhe fituan tri pikë të vlefshme.
Italia fitoi 4-1 dhe u ngjit në kuotën e 3 pikëve. Të premten do të përballet me Francën, favorite për të fituar Grupin 1.