Italia me U-21, Greqia nuk është dakord! Miqësorja rrezikon të anulohet
Ka ngritur diskutime zgjedhja e trajnerit të përkohshëm Baldini për të aktivizuar të rinj në testet e qershorit. Federata greke kërkon një zgjidhje.
Italia dhe Greqia, që nuk marrin pjesë në Botëror, kanë programuar një ndeshje mes tyre, por që rrezikon të mos zhvillohet. Miqësorja e parashikuar për më 7 qershor, në “Pankritio Stadium” të Kretës, ka ngjallur shumë polemika. Trajneri serb i Greqisë, Ivan Jovanovic, i ka kërkuar federatës të ndryshojë kundërshtar.
Pse? Arsyeja ka të bëjë me vendimin e trajnerit të përkohshëm të Italisë, Silvio Baldini, për të aktivizuar lojtarë të rinj, një pjesë të mirë të tyre të ardhur nga kombëtaret e moshave. Kjo zgjedhje nuk i ka pëlqyer trajnerit të Greqisë, që do një test më serioz për ekipin e tij.
Edhe Vassilis Torosidis, drejtor sportiv e Greqisë, është kundër, sepse në shtator është Nations League dhe miqësoret tregojnë nivelin e skuadrës. Dy federatat janë në kontakt për ta zgjidhur problemin në mënyrë diplomatike.