Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaIu gjendën në banesë 2 kallashnikovë pa leje, arrestohet 43-vjeçari në Fier

Iu gjendën në banesë 2 kallashnikovë pa leje, arrestohet 43-vjeçari në Fier

Një 43-vjeçar është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme nga Policia e Fierit pasi u kap me armë pa leje në banesë.

Sipas raportimeve të policisë, gjatë kontrollit të banesës së 43-vjeçarit u sekuestruan 2 armë zjarri tip kallashnikov, si dhe municion luftarak, të cilat ai i posedonte pa leje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të masave për kontrollin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri ose i mbajnë ato pa leje në banesë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin policor të koduar “No Guns 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u arrestua një shtetas 43 vjeçar, banues në fshatin Levan, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri tip kallashnikov, si dhe municion luftarak, të cilat ai i posedonte pa leje

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo në ngjarje të mëparshme kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Lini një koment