IZRAEL – Herzog do të shpallë më 8 nëntor emrin e personit që do të ngarkohet për formimin e qeverisë
TEL AVIV, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti izraelit, Isaac Herzog do të shpallë të dielën, më 8 nëntor, emrin e personit që do të ngarkohet me formimin e një qeverie, pas zgjedhjeve shumë të ngushta parlamentare dhe konsultimeve me parti të ndryshme këtë javë.
“Kam ndërmend të emëroj një anëtar të Knessetit (Parlamentit) për të formuar qeverinë këtë të diel”, tha Herzog në një mesazh video duke specifikuar se kryeministri në largim Benjamin Netanyahu mori mbështetjen e 46 anëtarëve të parlamentit, krahasuar me 67 për rivalin e tij të qendrës Gadi Eisenkot.
Shtatë anëtarë abstenuan./ a.jor.