Kalon propozimi për themelimin e NPL-së “Pastrimi” në Prishtinë, 34 vota për
PRISHTINË — Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar Propozim-mendimin për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Pastrimi”, në një seancë ku votimi kaloi pa asnjë pengesë.
Propozimi mori 34 vota për, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim, duke shënuar një konsensus të plotë të asamblistëve për këtë çështje.
Leotrim Retkoceri bëri të ditur se themelimi i kësaj kompanie është jetik për kryeqytetin, duke nënvizuar nevojën për një menaxhim më efikas të pastrimit dhe shërbimeve të mirëmbajtjes në Prishtinë.
Me miratimin e këtij propozim-mendimi, hapet rruga për krijimin e një ndërmarrjeje publike lokale që do të mbulojë shërbimet e pastrimit në kryeqytet.
Burimi: Klan Kosova