E diel, 15 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Basketbolli ne Kosove›Kamberi zgjedh pesë lojtarët më të mirë në historinë e Kosovës, Vokrri para Muriqit

Kamberi zgjedh pesë lojtarët më të mirë në historinë e Kosovës, Vokrri para Muriqit

Lindrit Kamberi, kapiteni i Zurichut që të shtunën debutoi me fanellën e Kosovës, e ka zgjedhur legjendën Fadil Vokrri si lojtarin më të mirë në historinë e futbollit të Kosovës, përpara sulmuesit Vedat Muriqi, siç njofton Telegrafi.

Mbrojtësi zhvilloi të gjithë ndeshjen në barazimin pa gola ndaj Izraelit dhe dha një paraqitje pozitive, duke ndihmuar ekipin ta mbante portën të paprekur, edhe pse Kosova luajti me një lojtar më pak nga minuta e 66-të.

Gazeta zvicerane “Blick” ka publikuar një video të Kamberit, të realizuar më herët në ambientet e Zurichut, ku futbollisti ishte pyetur për pesë lojtarët më të mirë në historinë e futbollit të Kosovës.

Në vendin e parë Kamberi e renditi Fadil Vokrrin, në pozitën e dytë sulmuesin Vedat Muriqi, ndërsa vendin e tretë e zë ish-kapiteni Amir Rrahmani.

Edon Zhegrova është renditur i katërti në listën e tij, ndërsa pesëshen e plotëson bashkëlojtari i tij te Zurichu, Bledian Krasniqi, i cili ka regjistruar një paraqitje me fanellën e Kosovës në një ndeshje miqësore.

Kamberi pritet të jetë titullar edhe të martën ndaj Irlandës, në ndeshjen që luhet në Dublin.

Lini një koment