Kane “eklipson” Shilton, në Angli-Kroaci do të bëhet lojtari me më shumë prezenca
Harry Kane do ta shkruajë sërish emrin e tij në librat e historisë dhe do të bëjë diçka të tillë në “Wembley”-n mitik.
33 vjeçari do të bëhet lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Anglisë në ndeshjen që “Tre luanët” do të luajnë sot kundër Kroacisë.
Nëse Tuchel do ta aktivizojë atëherë Kane do të regjistrojë paraqitjen e tij numër 126-të me kombëtaren një herë kampione të botës.
Sulmuesi i Bayern kështu kalon Peter Shiltonit, i cili ka përfaqësuar Anglinë në 125 ndeshje.
Në këtë drejtim Kane është i vetëdijshëm se këtë rekord do ta mbajë për pak duke parë se Rice dhe Jude Bellingham kanë arritur 80 prezenca me fanellën e kombëtares.
Për këtë motiv sulmuesi është i motivuar që të shënojë të tjerë gola me kombëtaren në mënyrë që në të ardhmen shifrat e tij të jenë të vështira për t’u arritur. Deri më tani ai ka shënuar 91 gola në 125 ndeshje. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.