Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaKapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, tentoi të fuste drogë për një të paraburgosur

Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, tentoi të fuste drogë për një të paraburgosur

Një punonjës i Policisë së Burgjeve është kapur në flagrancë në IEVP Durrës, pasi dyshohet se tentoi t’i kalonte një të paraburgosuri lëndë narkotike.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rasti u zbulua pas analizës së riskut ndaj punonjësve të evidentuar me prirje për përfshirje në futjen e sendeve të ndaluara, si dhe falë informacionit të siguruar në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Burime zyrtare bëjnë me dije se efektivi u pezullua menjëherë nga detyra, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe një sasi tjetër e dyshuar me lëndë narkotike.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve të ushtruara në IEVP Fier, autoritetet gjetën dhe sekuestruan dy telefona celularë dhe një fishë karikimi në ambientet e paraburgimit. Deri më tani nuk është identifikuar autori i futjes së tyre në institucion.

Të dyja rastet po ndiqen në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, ndërsa vijojnë veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të tyre.

Lini një koment