Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaKapet në Kurbin 54-vjeçari i dënuar në Itali për trafik droge dhe kanosje (EMRI)

Kapet në Kurbin 54-vjeçari i dënuar në Itali për trafik droge dhe kanosje (EMRI)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar fazën e 95-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, si rezultat i një informacioni të siguruar për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë operacionit, shërbimet e DFPO-së kanë kapur në Kurbin shtetasin Gjin Nikollaj, 54 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kanosja”.

Sipas Policisë së Shtetit, vijojnë procedurat për ekstradimin e 54-vjeçarit drejt Italisë.

Lini një koment