E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Kartonët, bluve nuk i ndahen problemet, 3 lojtarë rrezikojnë në derbi

Kartonët, bluve nuk i ndahen problemet, 3 lojtarë rrezikojnë në derbi

Dinamo duhet të bëjë kujdes në derbin e radhës ndaj Partizanit, pasi disa prej futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit ndodhen në kuotën e tre kartonëve të verdhë.

Nëse ndëshkohen me një tjetër karton në këtë përballje, ata do të humbasin automatikisht ndeshjen e radhës ndaj Laçit. Në listën e lojtarëve në rrezik janë Bruno Dita, Malomo Ajodeji dhe Flamur Ruçi. Krahas tyre, në të njëjtën situatë ndodhen edhe dy zyrtarë të klubit, Ilir Daja dhe Renaldo Kalari.

Për rrjedhojë, sfida me Partizanin merr rëndësi të veçantë edhe në aspektin disiplinor për blutë. Një karton tjetër i verdhë do të sillte mungesa për takimin pasardhës me Laçin, duke i krijuar probleme Dinamos në përgatitjen e kësaj ndeshjeje.

Stafi teknik dhe futbollistët duhet të tregojnë kujdes për të shmangur ndëshkimet, në një moment kur çdo mungesë mund të ndikojë në alternativat që do të ketë skuadra në dispozicion.

Të besuarit e Dajës nuk po kalojnë një moment të mirë këtë sezon dhe natyrisht që mungesat do të ishin edhe një barrë më shumë për skuadrën teksa synohet që të paktën të mos kete mungesa për shkak të kartonëve, duke qenë se dëmtimet ndonjëherë janë të pashmangshme. Sfida mes Dinamos dhe Partizanit, do të luhet të premten në orën 18:30 në “Elbasan Arena”.

Lini një koment