Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›“Kemi dhënë gjymtyrë, kërkojmë dinjitet”: Ish-ushtari i UÇK-së me mesazh për institucionet

“Kemi dhënë gjymtyrë, kërkojmë dinjitet”: Ish-ushtari i UÇK-së me mesazh për institucionet

Një ish-ushtar i UÇK-së i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë institucioneve të Kosovës pas përfundimit të natës së 14-të të protestave në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Siç raporton Klan Kosova, gazetarja Vesa Hoda ka intervistuar Ylber Selmanin, invalid lufte nga Ferizaji, i cili tha se veteranët “kanë dhënë gjymtyrë” për liri dhe tashmë kërkojnë dinjitet.

Së bashku me një grup veteranësh, Selmani u shpreh se kërkesa e tyre është e qartë: “Liri për çlirimtarët”.

Ai kritikoi institucionet për, siç tha, mungesë veprimi dhe uniteti politik. “Është pak kjo që po bëhet për çlirimtarët. Nuk është duke u bërë mjaftueshëm. Absolutisht jo. Nuk e di pse kjo përçarje mes politikanëve, nuk e di pse nuk e kanë unitetin të cilin duhet me e pasë”, tha Selmani.

Duke folur për protestën e 1 tetorit, Selmani paralajmëroi mobilizim më të madh. “Jo që nuk duhet me pasë qetësi, sepse ne jemi për institucionet tona, ne kemi dhënë gjymtyrë, është një këmbë e këputur, ne kemi dhënë sakrificë, por ne po kërkojmë dinjitet, jo të na lënë anash”, u shpreh ai.

Lini një koment