Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaKGJK merr vendim, nuk rikthehen gjyqtarët dhe stafi serb

KGJK merr vendim, nuk rikthehen gjyqtarët dhe stafi serb

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka refuzuar kërkesën e gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve nga sistemi gjyqësor.

Në mbledhjen e sotme të KGJK-së, me 9 vota për, një kundër dhe një abstenim, u refuzua kërkesa për kthimin e gjyqtarëve dhe stafit serb.

Kryesuesi i KGJK, Rrustem Thaqi abstenoi, kurse anëtarja e këtij mekanizmi të drejtësisë, Ivana Milenkoviq votoi kundër, raporton kp.

Emrat e të dorëhequrve do të dërgohen te ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu për lirim nga detyra.

Lini një koment