KIEV – Zelensky: 18 viktima, pasi Rusia bombardoi një pikë shpërndarjeje ndihmash
KIEV, 2 nëntor /ATSH-DPA-AFP/ – Të paktën 18 persona janë vrarë në një sulm ajror rus mbi një shkollë ku shpërndaheshin ndihma humanitare, në rajonin Zaporizhia të Ukrainës, bën të ditur presidenti Volodymyr Zelensky.
“Që nga mëngjesi i sotëm, fshati është goditur vazhdimisht nga bombat. Sulmet kishin në shënjestër një shkollë që përdorej për qëllime humanitare – popullsia po merrte ndihmë atje”, shkroi ai në rrjetet sociale.
”Sulmet vdekjeprurëse në juglindje kanë shkatërruar çdo shpresë për përparim drejt paqes”, theksoi ai./ a.jor.