Monday, 3 August 2026
54°F Detroit
BallinaBotaKIEV – Zelensky shkarkon ambasadoren e Ukrainës në SHBA

KIEV – Zelensky shkarkon ambasadoren e Ukrainës në SHBA

KIEV, 3 gusht /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar ambasadoren e Ukrainës në SHBA, Olha Stefanishyna, konfirmoi sot zyra presidenciale në Kiev.

Zyra publikoi një dekret për ndryshimin e drejtimit të ambasadës në Uashington, një post me rëndësi të madhe për Ukrainën.

Stefanishyna, ish-zëvendëskryeministre e Ukrainës, tha në “Facebook” se kishte kërkuar vetë largimin nga detyra.

Ndryshime në qeverinë ukrainase

Raportet për një zëvendësim të mundshëm të ambasadores nisën në mesin e korrikut, në të njëjtën kohë me riorganizimin e fundit të qeverisë nga presidenti Zelensky.

Sipas raportimeve të medieve, ish-kryeministrja Yulia Svyrydenko ishte parashikuar fillimisht, të merrte postin e ambasadores në Uashington, por ajo e refuzoi këtë detyrë.

Aktualisht nuk dihet se kë do të emërojë Zelensky si pasues të Stefanishyna.

Si Stefanishyna, ashtu edhe Svyrydenko kanë arritur të mbajnë marrëdhënie të mira me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, pavarësisht ndryshimeve të shpeshta në politikën e SHBA-së ndaj Ukrainës.

Së fundmi, Trump i premtoi Ukrainës një licensë për prodhimin e raketave të mbrojtjes ajrore “Patriot”, por pak ditë më vonë, ai e vuri në pikëpyetje angazhimin e tij. /

Lini një koment