Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaBotaKINË – Një robot humanoid sfidon Usain Bolt: 100 metra për vetëm 8.86 sekonda

KINË – Një robot humanoid sfidon Usain Bolt: 100 metra për vetëm 8.86 sekonda

PEKIN, 26 gusht /ATSH-ANSA/ – Roboti kinez humanoid Tiangong Ultra vrapoi 100 metra në 8.86 sekonda, duke vendosur një rekord të ri në Lojërat e dyta Botërore të Robotëve Humanoidë, që po zhvillohen aktualisht në Pekin.

Rekordi i mëparshëm i garës ishte 9.39 sekonda, i vendosur nga një robot tjetër.

Tiangong Ultra më pas regjistroi 9.34 dhe 9.32 sekonda në raundet e mëparshme, përpara se të ndalonte kohën në 8.86 sekonda, më shumë se shtatë të dhjetat e sekondës nën rekordin botëror njerëzor prej 9.58 sekondash të vendosur nga Usain Bolt.

Lojërat po bëhen gjithashtu një vitrinë për evolucionin e industrisë së robotëve humanoidë të Kinës.

Edicioni i këtij viti ka zgjeruar numrin dhe vështirësinë e ngjarjeve, duke përfshirë garat që testojnë ekuilibrin, kontrollin, forcën dhe aftësinë për të vepruar në skenarë më afër aplikimeve të botës reale.

Lini një koment