E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›KINEMA – Vdes Sebastian Lelio, regjisori kilian fitues i çmimit “Oscar”

KINEMA – Vdes Sebastian Lelio, regjisori kilian fitues i çmimit “Oscar”

SANTIAGO, 6 nëntor /ATSH-AFP/ – Regjisori kilian me origjinë argjentinase, Sebastian Lelio, fitues i çmimit “Oscar”, ka ndërruar jetë sot në Santiago, në moshën 52-vjeçare, bënë të ditur familjarët e tij.

Lelio ishte i njohur ndërkombëtarisht për filmin e vitit 2017, “A Fantastic Woman”, i cili fitoi çmimin “Oscar” për filmin më të mirë në gjuhë të huaj, si dhe një “Ari të Argjendtë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

“Me dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta, për arsye shëndetësore, të regjisorit Sebastian Lelio”, shkroi partnerja e tij, Amalia Kassai, në rrjetin social Instagram.

Ajo shtoi se familja po kalon një periudhë shumë të vështirë dhe se kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë.

Lelio u bë fillimisht i njohur me filmin “Gloria”, të vitit 2013, interpretuesja kryesore e të cilit, Paulina Garcia, fitoi “Ariun e Argjendtë” për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Berlin.

Filmi “A Fantastic Woman”, që trajton historinë e një kameriereje transgjinore pas vdekjes së partnerit të saj, konsolidoi famën ndërkombëtare të regjisorit.

Përveç suksesit artistik, filmi nxiti edhe një debat të gjerë në Kili, duke kontribuar në ndryshimet ligjore që u mundësojnë personave të ndryshojnë ligjërisht gjininë e tyre.

Lini një koment