E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaKonflikti në Lindjen e Mesme, Kina e gatshme të bashkëpunojë me vendet afrikane për paqe

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina e gatshme të bashkëpunojë me vendet afrikane për paqe

Pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme, me cilin vend është e gatshme Kina të bashkëpunojë për paqe Xi Jinping ka deklaruar se Kina është e gatshme të

Pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme, me cilin vend është e gatshme Kina të bashkëpunojë për paqe

Xi Jinping ka deklaruar se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me vendet afrikane për të përballuar efektet e konfliktit në Lindjen e Mesme, sipas mediave shtetërore kineze.

Deklarata u bë gjatë një takimi në Pekin me presidentin e Mozambique, Daniel Chapo. Xi theksoi se pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në vendet afrikane, ndaj kërkohet një reagim i përbashkët.

Sipas transmetuesit shtetëror në Kinë Xi tha se Kina dhe Afrika duhet të bashkëpunojnë për të promovuar paqen dhe zhvillimin, si dhe të bëjnë thirrje të përbashkët për një armëpushim që do t’i jepte fund armiqësive.

Ai gjithashtu bëri thirrje për forcimin e “multilateralizmit të vërtetë” në arenën ndërkombëtare, duke inkurajuar një rol më të koordinuar të komunitetit global në zgjidhjen e krizave.

Lini një koment